Telegrafi

Konferencë për siguri dhe shëndet gjatë punës në Maqedoni

Group of industrial workers. Isolated on white background.

Shoqata për mbrojtje gjatë punës dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot organizojnë konferencë kombëtare për ‘Funksionimin e dialogut bilateral për siguri dhe shëndet gjatë punës në kompanitë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është në kuadër të projektit ‘Përforcim i partneritetit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore në krijimin dhe përparimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm punues-E drejtë themelore e njeriut’.

‘Qëllimi i konferencës nacionale është që të ngrihet vetëdija për përfitimet nga marrëveshja bilaterale në kompanitë dhe për rolin dhe profilin e përfaqësuesit të të punësuarve për siguri dhe shëndet gjatë punës. Të hapet diskutim për mendimet dhe qëndrimet e të gjitha palëve të cenueshme, si partnerët sociale, sektori civil dhe institucionet shtetërore përmes aktiviteteve të tyre do të angazhohen për përparimin e dialogut dypalësh për siguri dhe shëndet gjatë punës’, kumtuan organizatorët. /Telegrafi/