Site icon Telegrafi

Konferencë për sfidat globale të sigurisë në Evropë dhe Ballkan

Nën organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë do të mbahet konferencë me temë “Ndikimi i sigurisë globale, sfida në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e menaxhimit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Do të debatohet për tema të ndryshme nga fusha e sigurisë në kontekste të sfidave aktuale dhe mundësive të bashkëpunimit të mbështetjes rajonale dhe evropiane.

Konferenca është pjesë nga projekti “Sistemi qëndrues për BE-në”, që financohet nga ana e Mbretërisë së Norvegjisë./Telegrafi/

Exit mobile version