Në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot në Shkup do të mbahet konferencë kombëtare për reformat në furnizimin me ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është informimi në kohë për proceset reformuese në sektorin e ujërave bartës i së cilës është Ministria e Mjedisit Jetësor me përkrahje të Delegacionit të BE-së dhe Ministria e Financave.
Në konferencë do të mbajnë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe euroambasadori Samuel Zhobgar. /Telegrafi/