Telegrafi

Konferencë për Platformën aktive të Maqedonisë për përfshirje sociale

Në Shkup organizohet konferencë kombëtare për promovimin e projektit ”Platforma aktive e Maqedonisë për përfshirje sociale – PAMPS”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Ohër, në bashkëpunim me Lobin e grave të Maqedonisë.

PAMPS mbështetet nga Bashkimi Evropian me mjete të Programit operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013 dhe komponenta IV IPA. Në konferencë do të prezantohen 18 propozim-strategji lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe femrave nga 18 komuna të vendit./Telegrafi/