Site icon Telegrafi

Konferencë për parandalimin e trafikimit me njerëz nga OSBE-ja

Konferencë rajonale e përkrahur nga OSBE-ja “Promovim i qasjes së përbashkët në parandalimin e trafikimit me njerëz përgjat rrugës së ballkanit perëndimorë, do të mbahet sot dhe nesër, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i kësaj konference të organizuar nga misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Zyrën e përfaqësuesit special dhe koordinatorit për luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore pranë OSBE-së, është të inkurajojë dialog konstruktiv ndërmjet qeverive ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe misioneve të OSBE-së me tema që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore në vendet e prekura nga kriza e refugjatëve./Telegrafi/

Exit mobile version