Site icon Telegrafi

Konferencë për ndërtimin e bashkëjetesës kulturore në Maqedoni

Euroambasadori Samuel Zhbogar do të merr pjeë sot në kofernecë për ndërtimin e bashkëjetesës kulturore, me temë ” Bashkëpunimi në mes të organizatave qytetare në vetëqeverisjen lokale, si faktor për zhvillim të dialogut ndëretnik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë do të bëhet edhe promovimi i tetë projekteve të IPA programit për mbshtetje të shoqërisë qytetare.

Qëllimi kryesor i konferencës është promovimi i diskutimit, ndërtimi dhe ngritja e vetëdijes për praktikën e mirë në nxitjen e bashkëpunimit në mes të bashkësive.

Çmimi financiar i këtij projekti arrin në 1.8 milionë euro mjete të BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version