Në Shkup organizohet konferencë për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërmjet vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet nga Analitika Think Tank, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup dhe Qendrën për studime lindore.
Në konferencë do të diskutojë edhe ambasadori polak, Jacek Mutalnowski. Konferenca ka dy sesione, njëra ndërlidhet me Evropën Qendrore dhe tjetra me Ballkanin Perëndimor./Telegrai/