Në Nëntor në Shkup do të mbahet konferencë për marketingun digjital të cilën e organizon AllWeb ku do të ketë prezentime dhe panel diskutime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tema kryesore në konferencë do të jenë prirjet dhe sjelljet e shfrytëzuesëve, komunikimi në lëvizje, kërkimi konstant i kanaleve të reja dhe grupeve të qëllimit komunikim marketingu.
Organizatorët e AllWeb konferencës paralajmëruan se theksi do të vendoset tek programet dhe kualiteti i prezentuesve, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin prezentime nga ekspert të jashtëm dhe ligjërues nga “Deutsche Telekom”./Telegrafi/