Site icon Telegrafi

Konferencë për kujdestari të përbashkët pas divorcit

Psikologë, terapeutë, profesorë universitarë dhe avokatë, sot do të debatojnë në konferencën kombëtare me temë ‘Nevoja nga vendosja e kujdestarisë së përbashkët pas divorcit në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferencën është paraparë ta hapin zëvendës-avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, kryetari i Ambasadës së parë për fëmijë në botë ‘Megjashi’ Dragi Zmijanac dhe përfaqësuesit i Iniciativës qytetare për vendosjen e kujdestarisë së përbashkët, Naum Ribaroski, njofton AIM.

Konferenca organizohet nga të gjithë institucionet që u cekën dhe është përkrahur nga Instituti demokratik kombëtar (IDK). /Telegrafi/

Exit mobile version