Telegrafi

Konferencë për kontrollin e brendshëm të financave publike

Ministria e Financave e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë organizon sot Konferencën për kontrollin e brendshëm të financave publike, me ç’rast do të prezantohet edhe Strategjia e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike për periudhën 2015-2019.

Në këtë Konferencë pjesëmarrës do të jenë ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësuesi i Departamentit të Buxhetit në Komisionin Evropian Raymond Hill, kryesuesi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Evropian, Zyra e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Konferenca pritet të fillojë në ora 09:30, në hotel “Sirius” në Prishtinë. /Telegrafi/