Site icon Telegrafi

Konferencë për komunitetin LGBT

Sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës do të mbahet konferenca e parë vjetore e Shoqatës për të Drejtat e Barabarta të komunitetit LGBT për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se temë e kësaj konference do të jetë “Përse ligjet nuk mjaftojnë: Drejt Përfshirjes Sociale dhe Barazisë për Personat e Komunitetit LGBT në  Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Temat e tjera të konferencës përfshijnë: mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, ngacmimi dhe shqetësimi, gjuha e rritur e urrejtjes në media dhe rrjete sociale, qasja e dobët ose joadekuate në shërbimet shëndetësore, mungesa e legjislacionit për njohjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

Konferenca do të fillojë sonte në orën 19:00 dhe do të zgjasë dy ditë.

Exit mobile version