Për dy ditë rresht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare me temë “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë”.
Organizimi i konferencës është bërë në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, ‘Përkrahja e mëtejme e Arsimit në Siguri Publike në Kosovë’.
Të pranishëm në konferencë do të jenë krerë institucional të mbrojtjes, sigurisë, policisë.