Në Beograd prezantohet Vlerësimi rajonal për kërcënimet nga kriminaliteti i rëndë dhe i organizuar. Ky rapot do të prezantohet në konferencë që organizohet nga OSBE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prezantimi do të bëhet nga ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Konferenca është pjesë e projektit ”Forcimi i kapaciteteve për analizë strategjike dhe vlerësim strategjik”, i financuar nga Zvicra. Publikimi përfshinë një kontrollë gjithëpërfshirës të situatës në sferën e krimit të rëndë dhe të organizuar në rajon./Telegrafi/