Në Shkup u mbajt sot konferenca kombëtare me temë: ”Fëmija në qendër – nevojat për zbatimin e atësisë së përbashkët pas ndarjes në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, në konferencë u kërkua ndryshimi i praktikës afatgjate të procedimit me fëmijët në çiftet e ndara në Maqedoni. Propozohet dispozitë për të drejtë prindërie të njëjtë edhe pas ndarjes dhe rregullimi i kohës që fëmija do ta kalojë me prindërit.
Aktiviteti ka marrë mbështetjen e Ambasadës së parë për fëmijë në botë ”Megjashi”./Telegrafi/