Në organizim të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit ‘Kirili dhe Metodi’-Shkup, sot do të mbahet konferencë me temë ‘Arkivi i të dhënave nga shkencat shoqërore në Republikën e Maqedonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i projektit është të vendosë infrastrukturë të qëndrueshme për ruajtjen dhe përdorimin sekondar të të dhënave nga hulumtimi në shkencat shoqërore në vendet nga rajoni, kurse është koordinuar nga Qendra zvicerane për ekspertizë në shkencat shoqërore pranë Universitetit në Lozanë, njofton AIM.
Sipas organizuesve, kjo është konferenca e parë e llojit të këtillë në Maqedoni dhe paraqet aktivitetet përfunduese të projektit ndërkombëtar Servis të të dhënave nga shkencat shoqërore në Evropën Juglindore SEEDS, financuar nga Fondacioni nacional zviceran për hulumtim. /Telegrafi/