Site icon Telegrafi

Konferencë për aplikimet e nanoteknologjisë në Shkup

Në një konferencë që do të mbahet sot në Shkup, do të bëhet prezantimi i përdorimit të nanoteknologjisë, nëpërmjet përdorimit të zgjidhjeve inovative të frymëzuara nga natyra.

Sipas organizatorëve të konferencës, qëllimi është të krijohet mjedis i përmbajtshëm, si degradimi foto-katalitik i ndotësve në ajër dhe ujë (organike dhe mikrobiologjike) ose mbrojtje e avancuar me “qelq të lëngshëm”.

Konferenca e nanoteknologjisë organizohet nga OxyPro Solutions në bashkëpunim me CCM Gmbh, ku prezantuesit do të mundohen ta njoftojnë publikun dhe në mënyrë aplikative ta inkuadrojnë në aplikimin e këtyre mjeteve bashkëkohore.

Prezantues në konferencë do të jenë: Neil McClelland dhe Bernd Zimmermann, përfaqësues të CCM Gmbh të cilët për më shumë se 20 vite punojnë në zhvillimin e nanoteknologjisë dhe përdorimin e saj pragmatik në të gjitha sferat./Telegrafi/

Exit mobile version