Pjesëmarrja e Publikut në krijimin e politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor është tema e konferencës çka mbahet nga sot në Vjenë, në të cilën marrin pjesë udhëheqësit të fushës nga ministritë e drejtësisë, ministritë për administratë dhe ndërmarrjeve publike dhe ministrit për integrime evropiane të vendeve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferencën e organizon Këshilli rajonal për bashkëpunim së bashku e Shkollën Rajonale për administratë publike dhe Qendra për kërkime të administratës publike nga Austria.
Qëllimi i konferencës është rritja vetëdijes të vendeve nga Ballkani Perëndimor për rritjen e standardit për kyçjen e mendimit të publikut gjatë krijimit të politikave çka i zbaton qeveria dhe ministrit e tyre.
Sipas hulumtimeve të mendimit të publikut çka e ka bërë Këshilli rajonal për bashkëpunim gjatë secilit vit, barometri i Ballkanit, vetëm tetë për qind e qytetarëve në vendet e rajonit kanë marr pjesë në protesta, pesë për qind haptazi i kanë komentuar vendimet e qeverisë nëpër rrjetet sociale, ndërsa tre për qind kanë marr pjesë në debat publik. /Telegrafi/