Përforcimi i arsimimit ekologjik dhe arsimimi për ndryshimet klimatike është qëllimi i konferencës ndërkombëtare ‘Ndryshime klimatike dhe ekonomi e gjelbër-roli në sistemin arsimor’ që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorë të konferencës janë Fondacioni ‘Konrad Adenuer’ në bashkëpunim me Vilfred Martens, Qendra për studime evropiane nga Brukseli dhe organizata ekologjike rinore Go Green-Shkup. Fjalim rasti do të mbajë Ministri i Mjedisit, Bashkim Ameti. /Telegrafi/