Site icon Telegrafi

Konferencë ndërparlamentare për fuqitë buxhetore në Kuvendin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë nesër do të mbahet konferencë ndërparlamentare “Fuqia e arkës: Fuqitë buxhetore dhe procedurat e Parlamentit Evropian”.

Konferenca, siç thuhet në web-faqen e Kuvendit, është nën organizim të Grupit për përkrahje të demokracisë dhe koordinimin e zgjedhjeve, në bashkëpunim me Komitetin për punë të jashtme dhe Komitetin e buxhetit, me deputetët e parlameneve të vendeve kandidate për Parlamentin Evropian.

Në hapjen do të kenë fjalët e tyre, Kryetari i Parlamentiti të Maqedonisë Talat Xhaferi, deputeti evropian dhe pjesëtar i komitetit për punëtë jashtme Igor Sholtes, ndërsa fjalim të shkurtë për Buxhetin Evropian do të mbaj edhe deputeti evropian Xhon Hauvart.

Exit mobile version