Site icon Telegrafi

Konferencë ndërkombëtare për siguri private dhe publike në Maqedoni

Përparimi dhe profesionalizimi i sigurimit privat në Maqedoni në luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe kërcënimeve, janë tema të konferencës ndërkombëtare “Sigura private dhe publike – bashkëpunim dhe partneritet”, që sot mbahet nën organizim të Odës për sigurim privat.

Kjo konferencë është në kuadër të fushatës “Ditët e sigurimit privat 2017” dhe shënimit të 40 viteve të ekzistimit dhe punës së Fakultetit për Siguri në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fokus të konferencës janë gjendjet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet veprimtaria e sigurimit privat në Maqedoni, ndërsa programi i përkushtohet këmbimit të diturive, përvojave dhe praktikave nga ekspertë të renomuar nga sfera e sigurimit privat nga Maqedonia dhe vendet e huaja.

Në konferencë është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version