Site icon Telegrafi

Konferencë ndërkombëtare për ndryshime klimatike në Shkup

Stimulim i transferit të njohurive dhe bashkëpunimit për çështje kritike lidhur me ndryshimet klimatike është qëllimi i ‘Konferencës së tretë ndërkombëtare për ndryshime klimatike’ e cila sot do të hapet në Universitetin FON në Shkup në organizim të projektit të USAID-it për strategjitë komunale për ndryshime klimatike, të zbatuar nga Milieukontakt Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë janë planifikuar të mbajnë fjalim drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, James Stein, rektori i FON-it, Nano Ruzhin, si dhe koordinuesja kombëtare për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Teodora Obradoviq Gërnçarovska.

Forumi ka për qëllim të nxitë qasjen e interesuar dhe t’i harmonizojë përpjekjet e palëve të interesuara për përballje me ndryshimet klimatike, do të marrin pjesë më shumë se 100 përfaqësues të organizatave civile nga Maqedonia dhe vendet e huaja, njofton AIM.

USAID në konferencë do t’i shënojë arritjet dhe përfundimin e suksesshëm të projektit katërvjeçar për strategji komunale për ndryshime klimatike, i cili ka përgatitur dhjetë komuna të Maqedonisë që më mirë të përballen me sfidat lokale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. /Telegrafi/

Exit mobile version