Konferenca e pestë ndërkombëtare e shoqatave për sidën merret me gjendjen aktuale të hulumtimeve për prejardhjen, trajtimin dhe masat parandaluese të sëmundjes vdekjeprurëse.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara rreth dy të tretat e 33 milionë të sëmurëve me virusin HIV në gjithë botën ndodhen në Saharën jugore në Afrikë.
Nisur nga mungesa e medikamenteve për sidën, organizata "Mjekë pa kufij" frikësohet se atje situata është katastrofike.
Në Afrikën e Jugut vdesin çdo ditë rreth një mijë njerëz nga kjo sëmundje. /dw/telegrafi/