Site icon Telegrafi

Konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm

Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë dy-ditore me temë: ‘Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm’. Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, konferenca është e nivelit ndërkombëtar dhe do të sjellë në Prishtinë shumë studiues, avokues e përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme nga mbarë bota, për të shkëmbyer përvojat në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

“Konferenca do hapet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ndërkaq fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, si dhe kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të fillojë sot në ora 09:15 dhe do të zgjasë dy ditë.

Exit mobile version