Telegrafi

Konferencë ndërkombëtare e investitorëve për PTK-në

Nga ana e saj Bankës Botërore ka pohuar se privatizimi i PTK-së, është detyrë shumë e vështirë, posaçërisht tani kur po zhvillohet akoma skenari i krizës ekonomike në botë. Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se ky privatizim jo vetëm që do t’i sjellë para buxhetit të Kosovës, por do të sjellë edhe investitorë strategjikë që do ta zhvillojnë edhe më tej sistemin e telekomunikimit në Kosovë.