Personat me nevoja të veçanta, punëdhënës, përfaqësues nga sektori publik, privat dhe civil, sot do të diskutojnë në konferencën nacionale ‘Përparimi i mekanizmave për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i personave me nevoja të veçanta në Maqedoni’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorë janë Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, njofton AIM.
Konferenca organizohet si rrumbullaksim i projektit ‘Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në RM’, e cila në Maqedoni zbatohet nga nëntori i vitit 2015 deri në këtë muaj.
Projekti financohet me grant nga Programi nacional i BE-së për ndihmë gjatë tranzicionit dhe sendërtimit institucional 2011, në kuadër të instrumentit për ndihmë parainkuadruese (INP). /Telegrafi/