Sot nis konferenca dyditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”.
Në hapjen e kësaj konference merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Në këtë konferencë gjithashtu do të marrin pjesë dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, Sabri Bajgora, kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri etj.
Aktiviteti organizohet nga ‘Strong Cities Network’, ICITAP-i dhe OSBE-ja, i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve.