Telegrafi

Konferencë donatorësh për Gjeorgjinë

Banka botërore dhe OKB thanë se Gjeorgjia kishte nevojë për këtë sasi parash për tre vitet e ardhshme për të ndihmuar 60 mijë vetë që humbën shtëpitë gjatë luftës dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar dhe inkurajuar ekonominë.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se ishte detyrë morale të ndihmohej një fqinj në nevojë.

Por në dy letra të veçanta, udhëheqësit e opozitës gjeorgjiane dhe ombudsmani gjeorgjian i bënë thirrje donatorëve të sigurojnë që paratë do të përdoren për zhvillimin demokratik të vendit dhe për të mos inkurajuar qeverinë autoritare të Saakashvilit.

Rusia nuk ishte ftuar në këtë konferencë.

Forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane nga Osetia e Jugut dhe Abhkazia dhe më pas Moska njohu pavarësinë e tyre. /BBC/