Telegrafi

Konferencë donatorësh për Gazën në Egjipt

Përfaqësues nga më shumë se 70 vende marrin pjesë, përfshirë edhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, e cila pritet që të angazhohet për 900 milion dollarë për fondin.

Arabia Saudite ka premtuar njëmiliard dollarë.

Donatorët kryesorë kanë thënë se asnjë prej ndihmës së dhënë nuk do të kalojë përmes lëvizjes Hamas, që kontrollon Gazën dhe që shikohet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian si një organizatë terroriste.

Programi për zhvillimin i OKB-së vlerëson se gjatë ofensivës në Gazë që zgjati tre javë, u shkatërruan apo dëmtuarn 14 mijë shtëpi, 219 fabrika dhe 240 shkolla.

Kryeministrin palestinez, Salam Fayaad, që përfaqëson palestinezët po kërkon 2.8 miliard dollarë ndihmë. /bbc/