Konferencë me temë “25 vjet pavarësia e Republikës së Maqedonisë – Çka mësuam për ekonominë e Maqedonisë, si më tutje?” në organizim të “Perspektivat 2016” do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.
Në panel diskutimin e parë të titulluar “Çfarë politika ekonomike i nevojiten Republikës së Maqedonisë për 25 vitet e ardhshme?” siç paralajmëroi organizatori, do të flasin guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov, profesori nga Fakulteti juridik-USHCM Aleksandar Stojkov, si dhe profesorët nga Universiteti Amerikan Kolexh Shkup, Nikica Mojsoska Bllazhevska dhe Marjan Petreski.
Në panel diskutimin e dytë në temë “Zëri i biznesit” do të mbajnë fjalime, drejtori i përgjithshëm i grupacionit “Feroinvest” Koço Angjushev, kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj Shtefan Peter, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha dhe Milivoje Gjorgjeviq nga Fx3x.
Në panel diskutimin e tretë të titulluar “Cilat janë perspektivat për integrimin rajonal ekonomik të vendeve nga Ballkani perëndimor?”, siç është paralajmëruar do të flasin shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, kryetari i BD të verërave më të njohura “Tikvesh” Svetozar Janevski, nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, analistja ekonomike nga Serbia, Tatjana Jakobi dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë Ivan Shteriev. /Telegrafi/