Telegrafi

Konferenca rreth klimës në Bali

Synim i Konferencës së Kombeve të Bashkuara në Bali është arritja e një marrëveshjeje, e cila do të pasonte atë të Kiotos për reduktimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit.

Më shumë se 10.000 politikanë dhe ekspertë nga e gjithë bota do të diskutojnë dy javët e ardhshme për masat që duhen marrë për të ndaluar ndryshimin e klimës.

Megjithatë nga Konferenca e Balit nuk pritet të arrihen marrëveshje për uljen e kufijve maksimalë botërore të emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Vetëm në vitin 2009 mund të arrihet formulimi i një marrëveshjeje e cila do të ishte e gatshme për tu nënshkruar.

Aktualisht bisedimet janë duke u zhvilluar për të vendosur për pikat kryesore që do të përmbante marrëveshja e ardhshme, tha në hapjen e konferencës shefi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për klimën, Ivo de Boer. /DW/