Site icon Telegrafi

Konferenca për shtyp e Conceicaos pas ndeshjes ndaj Juventusit zgjati vetëm 50 sekonda, zbulohet arsyeja interesante

Konferenca për shtyp pas ndeshjes e trajnerit të Portos, Sergio Conceicao zgjati më pak se një minut.

Porto bëri histori duke eliminuar Juventusin në fazën e eliminimit direkt duke siguruar kalimin në çerekfinale, në një ndeshje të luajtur nga fillimi i pjesës së dytë me dhjetë lojtar.

Kjo arritje e madhe e Portos u mendua se do të bëjë bujë të madhe dhe shtypi do të mbushej i gjithi nga përgjigjet e Conceicaos në konferencën për shtyp.

Lexo po ashtu Trajneri i Portos, Conceicao e cilëson historik eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, por ndodhi e papritura dhe e befasishmja!

Trajneri i Portos u detyrua të linte konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas vetëm 50 sekondash.

Arsyeja ishte se nuk kishte asnjë gazetar që të bënte ndonjë pyetje në transmetimin direkt në Zoom pas fitores së famshme të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve në Torino. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version