Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri është duke marr pjesë në konferencën për krijimin e kapaciteteve në fushën e tatimeve, e cila është duke u mbajtur në Stokholm të Suedisë.
Konferenca është e organizuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi. Ndërtimi i kapaciteteve në administratë tatimore aktualisht është një fushë e rëndësishme në agjendën ndërkombëtare.
Duke ndarë përvoja, njohuri dhe qasje në mes të administratave tatimore pjesëmarrëse, konferenca ka për qëllim që të kontribuoj në përforcimin e administratave tatimore të ndryshme në botë.
Në konferencë janë diskutuar tema si ndërtimi i kapaciteteve në administratën tatimore, lidhur me luftimin e shmangies tatimore dhe evazionit tatimor, mobilizimi i burimeve vendore, rëndësia e lidershipit në politik- bërje lidhur me mobilizimin e resurseve vendore, zbatimi efektiv i politikave tatimore, ndërtimi i kapaciteteve të mësuarit duke ndarë përvojat, digjitalizimi i proceseve, si dhe planet në të ardhmen.
Së fundi, vlen të theksohet se konferenca përmban shkëmbim të informatave dhe raste studimore, e cila shpien deri tek një ngritje të njohurive në mënyrë reciproke. /Telegrafi/