Një konferencë shtypi në Queensland u ndërpre për shkak të një incidenti të pazakontë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ndodhi pasi një zog lëshoi mbetjet në momentin kur përkthyesi australian i gjuhës së shenjave iu drejtua mediave.
Përkthyesi me emrin, Mike Webb, kërkoi falje për ndërprerjen e konferencës, përpara se të ndalonte për ta hequr xhaketën dhe për ta fshirë fytyrën.
Derisa ai fshinte ballin me një shami, dikush aty pranë tha se “është me të vërtetë fat i mirë”. /Telegrafi/