Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të punës së USAID-it në Maqedoni, do të mbahet një konferencë për liderë të rinj me temën “Rruga e Maqedonisë, nga zhvillimi në vetë-zhvillim”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë do të jenë të pranishëm përfaqësues nga zyrat e USAID në Maqedoni, David Attberri, ndërsa me fjalime do të dretjohen, bashkëthemeluesi i Akademisë së Biznesit dhe përshpejtuesit e Newmen, Irena Çausheska, drejtoresha e forumit për arsim të të rinjve Dona Kosturanova, drejtori i shkollës fillore “Kiril dhe Metodi” nga Tetova, Satki Ismaili, themelues dhe drejtor ekzekutiv “Edna Pravi” Dorti Paçkova, udhëheqja për programe “Polio Plus” Elena Koçoska dhe Sefer SelimiM themeluesi i shoqërisë “Democracy Lab”.
Diskutimet në vazhdimin e panelit do të vazhdojnë me temën “Çfarë duhet të jetë e suksesshme në Maqedoni?” me panelistën Nina Angellovska, bashkëthemeluese dhe drejtoresha gjenerale e “Grouper”, Zharko Dimitrovski, bashkëthemeluesja e agjencisë “1 në 1”, Ana Gollejshka nga “Retvini Obrok” dhe Meral Musli-Trajkovska, ambasadore dhe përfaqësuese nga Maqedonia e organizatës “Gratë pa Kufi”.
Fjalën përfundimtare parashihet ta mbajë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily. /Telegrafi/