Site icon Telegrafi

Konferenca e tretë ndërkombëtare për sigurin në rrugë

Të premten nga ora 9:00 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, organizohet Konferenca e tretë ndërkombëtare për siguri në rrugë “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore”.

Konferenca organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, dhe përkrahet nga Sapienza – Università di Roma, IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

“Kjo konferencë do të bashkojë institucionet dhe akterët që merren me çështjet e transportit dhe sigurisë rrugore në vend, regjion dhe Evropë dhe do të ofrojë edhe mundësi shtesë për të gjithë pjesëmarrësit që të shkëmbejnë idetë e tyre, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për t`u përballur me sfidat që lidhen me sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve, projektet investuese të BE-së në infrastrukturën rrugore-hekurudhore, sigurimin e automjeteve, prezantimin e modeleve dhe transferimin e hulumtimeve të ndryshme për sigurinë në rrugë”, ka njoftuar Kolegji “Tempulli”.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta qeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Panelist do të janë përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshilli Evropian për siguri rrugore (Belgjikë), IRU Academy (Zvicër), EuroRap (Angli), Universiteti Sapienza (Itali), Këshilli Austriak për siguri në rrugë (Austri), Konfederata e Shoqatave shqiptare të sigurisë rrugore (Shqipëri), Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (Maqedi), Zyra e Avokatit të popullit, Policia e Kosovës, EULEX, OSBE, KFOR, ICITAP, FSK, Akademia e Kosovës për siguri publike, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version