Site icon Telegrafi

Konferenca e Sigurisë në Ohër: Anëtarësimi në NATO sjell siguri në rajon

Në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Ohër, u tha se Maqedonia nuk është e kërcënuar nga terrorizmi, por shqetëson prania e kampeve për trajnim të luftëtarëve në rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Dujoski, profesor në Fakultetin e Sigurisë, tha se Maqedonia nuk është tërheqëse për terroristët, prandaj nuk ka ndonjë ngjarje të rëndë. Carlos Florens nga Spanja, mendon se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta sigurojë Maqedoninë dhe kufijt e saj, do t’i mbrojë qytetarët dhe do ta lehtësojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Kanal 5, ekspertët konsiderojnë se anëtarësimi në NATO do të sjellë më shumë siguri, posaçërisht për vendet më të vogla./Telegrafi/

Exit mobile version