Site icon Telegrafi

Konferenca e parë teknologjike 5G në Kosovë mbahet në qendrën e Inovacionit në Pejë “Kosova Innovation Hub”

Konferenca e pare teknologjike në Kosovë e mbajtur në qendrën “Kosova Innovation Hub” në Pejë/ Foto nga NGN

Në qendrën “Kosova Innovation Hub” në Vitomericë të Pejës është zhvilluar konferenca e parë në Kosovë dedikuar teknologjisë 5G dhe perspektivës së saj për të ardhmen, e organizuar nga organizata e sapo hapur “Next Gen Networks Institute” (NGN).

Ngjarja ka bashkuar ekspertë të fushës, përfaqësues të qeverisë dhe profesionistë të rëndësishëm nga sektorët e telekomunikacionit dhe teknologjisë, të cilët kanë diskutuar mbi ndikimin dhe potencialin e kësaj teknologjie.

Konferenca e parë teknologjike në Kosovë/ Foto nga NGN

Kjo konferencë, me temën “E ardhmja e Teknologjisë 5G”, ka për qellim ofrimin e njohurive të thelluara mbi potencialin transformues të kësaj teknologjie, duke theksuar ndikimin e saj në industritë e ndryshme, përmirësimin e lidhjes dhe revolucionarizimin e mënyrës së funksionimit të bizneseve dhe komuniteteve.

Konferenca teknologjike/ Foto nga NGN

Në këtë event gjithashtu janë përfshirë edhe disa sesione kryesore, si panele mbi legjislacionin dhe infrastrukturën në 5G, sfidat e sigurisë kibernetike, si dhe zhvillimet teknologjike që do të përshpejtojnë Industrinë 4.0 dhe rrjetet private.

Panelistët gjatë konferencës/ Foto nga NGN

Shumë pjesëmarrës të shquar nga Ministria e Ekonomisë, ARKEP, Telekomi i Kosovës, IPKO, Ericsson Nikola Tesla dhe kompani ndërkombëtare, kanë ndarë ekspertizën e tyre mbi mënyrën se si 5G do të transformojë sektorë si prodhimi, kujdesi shëndetësor dhe qytetet inteligjente.

Pas diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshme që trajtuan aspekte të rëndësishme të teknologjisë 5G, nga infrastruktura dhe siguria deri te ndikimi i saj në industritë e ndryshme, ngjarja përfundoi me një sesion rrjetëzimi ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë lidhje të reja.

Exit mobile version