Telegrafi

Konferenca e parë e organizatës “Studentë për liri” në Maqedoni

Përderisa njerëzit janë të preokupuar me atë se si v mbijetojnë, nuk kanë kohë të mendojnë për lirinë, tha profesori Nenad Markoviq në ligjëratën e tij në konferencën e parë rajonale të “Studentë për liri” në Maqedoni që u mbajt dje në Fakultetin teknik në Manastir.

Ai theksoi se në Maqedoni dhe Ballkan mbisundon kulturë politike kolektiviste, që nuk është bazë e përshtatshme për lirinë në kuptim politik, sepse liberalizmi mbështetet në individualizëm.

Në këtë konferencë u tha se është e nevojshme zhvillimi i vetëdijes te të rinjtë, i krijimtarisë, aftësive ndërmarrëse dhe individualizmit te të rinjtë që kryesisht janë të ngulfatur te partitë politike, të cilët janë subjekte që promovojnë ide kolektiviste.

Brian O’Shea nga organizata Striker-Pierce foli për ballafaqimin e përditshëm të qytetarëve me spiunazhin dhe kundërzbulimin koroporativ, duke iu sqaruar të pranishmëve mënyrat e funksionimit të këtyre teknikave të kundërzbulimit, si ata zbulojnë të dhëna për qytetarët dhe mënyra për mbrojtje nga këto fenomene.

Kjo ishte konferenca e parë e organizatës “Studentë pë liri” në Maqedoni, në të cilë morën pjesë më shumë se 100 studentë nga vendi dhe jashtë./Telegrafi/