Telegrafi

Konferenca e Kontabilitetit Dixhital në Kosovë shpalos rëndësinë e dixhitalizimit në financa dhe kontabilitet

Numrat dhe dixhitalizimi ishin në qendër të vëmendjes sot kur gjatë hapjes së edicionit të dytë të Konferencë së Kontabilitetit Dixhital në Kosovë, duke theksuar rolin kritik të vendimeve të bazuara nga të dhënat në epokën dixhitale.

“Kjo konferencë, ka për temë vendimmarrjen e bazuar në të dhëna”, tha organizatori Arben Ymeraga, teksa tregoi qëllimin e konferencës.
“Qëllimi i kësaj është që përmes profesionistëve të kontabilitetit dhe teknologjisë së informacionit në mes, me këtë bashkëpunim t’i ofrojmë vendimmarrje organizatave biznesore, që të jetë vendimmarrje e bazuar në numra dhe të cilët janë në kohë reale”, shtoi ai.

Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK-ut, vuri në pah vevojën për dixhitalizim.

“Është hera e dytë qe marr pjesë në këtë konferencë, ky është edicioni i dytë edhe ashtu i kësaj konference. Dhe kjo ka të bëjë me digjitalizim kryesisht, digjitalizimin edhe financave, por edhe të kontabilitetit. Në epokën të cilën jetojmë është shumë e rëndësishme me përqafu zgjidhje. e reja teknologjike dhe për këtë nuk duhet të jetë përjashtim edhe financa dhe kontabiliteti, për më tepër duhet të jetë ajo që e shtyn edhe përpara, edhe proceset tjera”, deklaroi ajo.

Sesionet dhe diskutimet në panel të planifikuara për këtë konferencë do të trajtojnë temat kryesore të “Vendimmarrjes Bazuar në të Dhëna”, përdorimit të teknologjisë për analiza të të dhënave financiare, dhe rëndësinë e inovacionit në fushën e kontabilitetit.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga sesione edukative, të marrin pjesë në diskutime informative, si dhe të ndërtojnë një rrjet profesionistësh të pasur me njohuri.

Konferenca do të ofrojë certifikata pjesëmarrjeje, sesione të edukimit të hershëm financiar për të rinj, si dhe mundësi për rrjetëzim dhe bashkëpunim me profesionistë të fushës.

Në përpjekje për të kontribuar në qëndrueshmëri, organizatorët kanë premtuar se çdo pjesëmarrës do të kontribuojë në një të ardhme më të gjelbër, duke mbjellë një fidan.