Telegrafi

Konferenca e Kontabilitetit Digjital do të mbahet për herë të dytë në Prishtinë

Në datat 23 dhe 24 Shkurt, Prishtina do të bëhet vendtakimi për ekspertët e kontabilitetit dhe financave në edicionin e dytë të Konferencës së Kontabilitetit Digjital, një event që synon të ndriçojë dhe të ndërmjetësojë diskutime rreth transformimit digjital në kontabilitet dhe menaxhim financiar.  

 

Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga sesione edukative dhe diskutime në panel që do të trajtojnë temat kryesore si “Vendimmarrja e Bazuar në të Dhëna”, përdorimi i teknologjisë për analiza të të dhënave financiare, dhe rëndësinë e inovacionit në kontabilitet. 

Konferenca do të ofrojë gjithashtu certifikatë pjesëmarrjeje, sesione të edukimit të hershëm financiar për të rinj dhe mundësi për rrjetëzim dhe bashkëpunim mes profesionistëve. 

Si pjesë e angazhimit të saj për qëndrueshmëri, për çdo pjesëmarrës të konferencës, organizatorët kanë premtuar të mbjellin një fidan, duke kontribuar në një të ardhme më të gjelbër. 

Konferenca është një mundësi e shkëlqyer për të azhurnuar njohuritë rreth trendeve dhe inovacioneve në fushën e kontabilitetit dhe të ndërtohet një rrjet profesionistësh në një mjedis të frytshëm dhe të pasur me informacion. 

KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR AGJENDËN