Konferenca “Diaspora Flet” 2023 përfundoj me sukses ditën e parë, dje me datën 18 maj, në Klan Arena, ku ishin rreth 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora.
Fjalimet e mirëfjalës hyrëse filluan nga udhëheqësit e GERMIN, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, Mike Bailey, Joshua Mike, Jörn Rohde, Anila Hyka Smørgrav dhe Avni Mustafaj.
Sot, ngjarja filloi më ndryshe në Parkun e Gërmisë nga ora 06:30 me ushtrime të organizuara për adhuruesit e natyrës dhe sportit me Mrika Nikqi – “7 Summits”.
Ngjarja do të filloj nga ora 09:00 në Klan Arena, me sesionin e parë të konferencës me folësin kryesor Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe prezantuesen Znj. Liza Gashi, Zëvëndësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Nga ora 10:00 do të filloj sesioni: Diaspora për zhvillim: teknologjia, sipërmarrësia dhe investimet kapitale me folësit:
Mentor Arifaj, Zv.Ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Republika e Kosovës
Edona Bilalli, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Republika e Shqipërisë
Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit Shqiptar të Diasporës
Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Biznesit të Diasporës në Austri
Fadil Abdullahu, Kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Pëllumb Çollaku, Ekspert për Investimet e Huaja Direkte
Vjollca Çavolli, Drejtoreshë e Shoqatës për TIK të Kosovës (STIKK)
Duke filluar nga ora 11:00, sesioni i radhës: Integrimi i perspektivës gjinore në debatin e diasporës (Mundësuar nga GIZ Kosova)
Folësit: Përfaqësimi Politik i Diasporës në vendet e origjinës
Prezantim hyrës: Melek Pulatkonak, Themeluese i TurkeyWin
Krenare Loxhaj, Këshilltare për Qeverisjen e Migracionit dhe personi përgjegjës për çështjet gjinore për GIZ Kosovë
Rrezarta Shatri, Aktiviste e Diasporës
Fatmir Sinani, Sipërmarrës nga Diaspora
Nga ora 12:10, Panel diskutimi: Transferimi i njohurive dhe shkathtësive: Mundësitë dhe Sfidat (Mundësuar nga Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD) që financohet nga USAID)
Fatlume Halili, Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD)
Ardiana Gjini, Konsulente në Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse/të transmetueshme
Egzon Gashi, Themelues i Teach for Kosova
Abetare Gojani, Drejtoreshë Ekzekutive, IPKO Foundation
Besa Maraj, Konsulente në Klimë dhe Energji
Lulzim Baumann, Ekspert i Ekonomisë dhe Menaxhimit të Mbetjeve për Kosovë dhe Shqipëri
Do të jenë edhe 2 sesione parale nga ora 14:00: Emigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”: Çfarë mund të bëjmë për të trajtuar këtë fenomen? Me folësit:
Ilir Gedeshi, Drejtor i Qendrës për Studime dhe Sociale
Ardiana Gashi, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës
Osman Osmani, Themelues i ProIntegra
Marsela Ceno, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani (GARD e.V.)
Dhe Tryezë e diskutimit: Nga Filantropia e Diasporës në Zhvillimin e Qëndrueshëm me prezantuesin:
Mike Bailey, Ekspert i Ngritjes së Fondeve
Nga ora 15:00 vazhdon Panel diskutimi: Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve Tona ( Mundësuar nga CARITAS-i Zvicran) me folësit:
Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës
Marigonë Lahu, Nënkryetare e Komunës së Podujevës
Leonora Morina-Bunjaku, Nënkryetare e Komunës së Gjilanit
Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit
Bekim Brestovci, Këshilltar i Kryetarit për Angazhimin e Diasporës, Komuna e Prishtinës
Burbuqe Leka, Drejtor për Diasporë dhe Zhvillim Ekonomik, Komuna e Kamenicës
Erhan Morina, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Komuna e Rahovecit
Nga ora 16:20, Panel Diskutimi: Të drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodh?
Folësit:
Anila Hyka-Smørgrav, Këshilli Koordinues i Diasporës
Adnan Rrustemi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje
Vlora Çitaku, Democratic Party of Kosova (PDK)
Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Lavdim Krashi, Deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Nga ora 17:10, Panel Diskutimi: Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës:
Folësit:
Prezantim hyrës: Vartan Marashlyan
Alban Ukaj, Aktor
Vjollca Robelli, Këngëtare/kantautore (MB)
Ermal Vejsa, Menaxher kulturor- bashkëthemelues i K
Jehona Jahaj, Themeluese e “Marrja e Zezë”
Nga ora 19:30, një Fireside Chat me Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të hapë mbrëmjen dhe do të japë një pasqyrë të rrugëtimit të saj nga Gjermania në Kosovë.
Dhe për fund nga ora 20:00, Storiet inspiruese të Diaspora Flet me folësit:
Mirela Sula, Themelues dhe Drejtor i GLOBAL WOMAN CLUB (MB)
Petrit Çeku, Gitarist
Bahri Cani, Gazetar
Rita Kastrati, Delegate në UN Women në MB
Bujar Nushi, Sipërmarrës, Bashkë-themelues i Fondacionit Salih & Isa Nushi
Teuta Vodo, Asoc. Profesoreshë e Gjeopolitikës dhe Ligjet e BE-së dhe Zgjerimit
Gëzim Qadraku, Ndihmës Kontabilist i Fondit | Themelues i Sport Diplomacy
Ermal Sadiku, LinkPlus IT
Arbresha Dula.
Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: diasporaflet.germin.org/sq/