Site icon Telegrafi

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë paralajmëron masa radikale (Video)

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë paralajmëron Qeverinë që nëse deri më 15 Mars, nuk i fton ata për të biseduar rreth kërkesave të tyre, ata do të ndërmarrin masa më radikale. Ndër kërkesat e tyre, siç njofton kryetari i konfederatës Bllagoja Rallpovski, përfshihen ndalimi i trysnive ndaj të punësuarve në sektorin publik, e veçanërisht ndaj përfaqësuesve të sindikatave dhe tentativat për ndërprerjen e lëvizjeve sindikale, menjëherë të fillohet me procesin e përshtatjes së pagave në sektorin publik në pajtim me rritjen e pagës minimale dhe të fillojnë bisedimet për rritjen e pagave në sektorin publik, pa diskriminim të veprimtarive të ndryshme.

Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL-së

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së bashku me kryeministrin që të na ftojnë në bisedime për kërkesat e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, të cilët sipas ligjit janë legjitim dhe më së voni deri më 15 mars të dalin me një vendim rreth kërkesave tona të parashtruara, në të kundërtën do të vazhdojmë me aktivitetet tona sindikale, lidhur me ndërmarrjen e masave radikale”.

Më datë 17 të muajit të kaluar konfederata organizoi protestë para Qeverisë së Maqedonisë dhe një ditë më vonë përfaqësuesit e saj u thirrën për të biseduar nga Qeverisa, por siç pohon kryetari Rallpovski, një muaj pas atij takimi situata nuk ka ndryshuar aspak.

Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL-së

“Edhe pse kanë kaluar tashmë një muaj nga protesta dhe prej kur ishim të thirrur nga përfaqësuesit legjitim të Qeverisë së Maqedonisë, kemi përsëri injorim dhe përsëri heshtje prej tyre dhe madje ato po shkojnë në një nivel edhe më të ulët. Në vend të një dialogu konstruktiv dhe përparues ne përballemi me të ashtuquajturit ‘satelit të ndryshëm’ nga organizatat joqeveritare”.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë gjithashtu kërkojnë edhe bisedime për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, me qëllim të përmirësimit të të drejtave të punëtorëve./Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=OuItCm0W9eM

Exit mobile version