Site icon Telegrafi

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë kërkon takim zyrtar me Qeverinë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSLM), e cila paralajmëroi protestë para Qeverisë për më 17 janar, ka kërkuar takim zyrtar për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për kërkesat e tyre.

Në kumtesën e sotme, KSL thekson se deri më tani vetëm ministrja e Punës dhe Politikës Sociale është prononcuar në media, por se akoma nuk ka ftesë nga ana e saj për takim zyrtar.

KSL akuzon për mosekzistim të dialogut social trepalësh në vend dhe për presionin mbi përfaqësuesit sindikalë. Për këtë, siç thonë, janë njoftuar edhe organizatat ndërkombëtare sindikale.

“Ata reagojnë edhe në shkeljen e dokumenteve ndërkombëtare dhe konventave për mbrojtjen e përfaqësuesve sindikalë. Apelojnë që të ndërpriten të gjitha presionet mbi lëvizjen sindikale në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se Konfederata ndërkombëtare e sindikatave do të reagojë edhe deri te Organizata ndërkombëtare e punës dhe deri te Bashkimi Evropian nëse nuk ndryshojnë gjërat në periudhën që pason./Telegrafi/

Exit mobile version