Telegrafi

Konfederata e sindikatave filloi protestën sindikale në Shkup

Me dhjetëra automjete dhe numër solid i njerëzve filloi marshi protestues për të shënuar 1 majit, Ditën ndërkombëtare të punës.

Kryetari i konfederatës, Marjan Risteski, tha se në protestën e sotme ka dalë anëtarësi nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Qëllimi i tyre është që para Qeverisë të takohen me kryeministrin Zoran Zaev dhe Këshillin social ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në këtë protestë nuk janë bashkuar me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë sepse me ato nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshje.

“Ne si organizatë sindikale në këtë objekt të madh s’kemi asnjë hapësirë”, tha Risteski dhe paralajmëroi se do të bashkohen para Qeverisë dhe të kërkojnë të drejtat e punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Todev tha se nuk duhet pastrimi i Zaev, por këtij shteti i duhet çekiç për riparim të plotë. Ai kërkoi 20% pagë më të lartë për policinë, dhe kjo jo vetëm për policinë e rregullt por edhe policinë e pyjeve dhe të gjyqësisë./Telegrafi/