Kryetari i Komunës ‘Aerodrom’, Ivica Konevski, dje në një deklaratë për TV NOVA ka thënë se nuk beson se në komunbn ku ai udhëheq, do të ndërtohen kampe për emigrantët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se të gjithë informacionet e kësaj tematike që kanë arritur deri te ai, janë spekulime dhe tani për tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtare.
”Unë nuk e di nëse Qeveria ka apo nuk ka qëllim të ndërtojë kamp. Unë nuk besoj se tani do të ndërtohet diçka e tillë, ndërsa çka më tej do të bëhet me atë strategji, atë e di më mirë Qeveria”, ka shtuar ai.
Konevski më tej ka shtuar se duhet penguar ndërtimi i kampeve, mirëpo gjithçka e thënë është spekulim se do të realizohet një gjë e tillë, pasi nuk ka diçka zyrtare.
Në lidhje me vajzën e cila dje u deklarua për median si organizatore e mbledhjes së nënshkrimeve kundër kampeve të emigrantëve dhe nëse ajo si mësuese, sipas informacioneve jozyrtare, përhap ksenofobi dhe jep një shembull të keq për fëmijët, ai nuk ka dashur të komentojë situatën. /Telegrafi/