Site icon Telegrafi

Konevski: Talevski është i pastër, kurse Janeva duhet të përballet me turpin dhe gjykimin e opinionit

Vlladimir Talevski është një nga kryebashkiakët më të mirë në vend, tha kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski, duke shtuar se Talevski me ndershmëri dhe vetëdije kryen funksionin e tij që nga viti 2005 dhe për këtë arsye tri herë radhazi fitoi mbështetjen në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Atë e di shumë mirë edhe i faluri kriminel Zoran Zaev. Ai e di se me njerëz si Vlladimir Talevski, politika destruktive e LSDM-së nuk do të merr mbështetjen nga qytetarët. Prandaj Zoran Zaev, i cili është i falur për krim të rëndë, tetë milionë euro, porositin persekutim politik të kryetarëve të komunave dhe zyrtarë të OBRM-PDUKM. Prandaj Katica Janeva vazhdimisht ndjek urdhërat e tij. Ajo duhet të jetë shërbëtore e tij për të justifikuar pagën prej 3 mijë euro. Për këtë arsye LSDM-ja kërcënonë dhe bën presion mbi gjyqtarët, sepse ata e dinë se nuk bëhet fjalë për drejtësi të bazuar në ndonjë dëshmi, por linçim klasik politik’, tha Konevski.

Kryetari i komunës Aerodrom theksoi se Janeva dhe gjyqtarët që iu dorëzuan presionit nga LSDM-ja janë të detyruar të shpjegojnë për publikun si është e mundur t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak për kryetarin Talevski, dhe mos të ketë masë të tillë për kryetarin e Strumicës.

Sipas kryetarit të komunës së Aerodromit, qasja selektive e Janevas është edhe një dëshmi se ajo çfarë është duke bërë nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe se Talevski është viktimë e persekutimit politik të Zaevit dhe Janevës. /Telegrafi/

Exit mobile version