Telegrafi

Kondome “belesh” në Rio

"Kemi shpërndarë 20 milionë kondomë për këtë karnaval. Gjatë këtij viti do të sigurojmë edhe 600 milionë kondomë pa pagesë", ka thënë ministri brazilian i shëndetësisë, Jose Gomes Temporao.

Organizatat joqeveritare kanë kritikuar qeverinë sepse kanë konsideruar se nuk do të ketë kondome të mjaftueshme pa pagesë gjatë karnavalit, i cili mbahet nga e shtuna deri të martën.

"Të gjithë mund të jenë të qetë. Kondomët do të jenë në dispozicion, jo vetëm gjatë kohës së karnavalit, por gjatë tërë vitit", ka thënë Gomes Temporao.