Site icon Telegrafi

Kondogbia zbulon të ardhmen

Geoffrey Kondogbia mohon zërat që flasin se ai mund të kthehet në Ligue 1 te Marseille, pasi ka deklaruar se është një lojtar i Interit dhe dëshiron të qëndroj.

Mesfushori francez ka qenë i lidhur me një kalim të verës në Marseille, por ka deklaruar se ai nuk do të kthehet në Francë në të ardhmen e afërt.

Kondogbia ka deklaruar se ai është një futbollist i Interit dhe dëshiron të qëndroj edhe më shumë te zikaltrit.

Lexo po ashtu Kondogbia: U poshtërova nga De Boer, Pioli më ka dhënë besim

“Për mua, për momenti jo, ky[largimi] nuk është një nga prioritetet e mia”, ka thënë fillimisht Kondogbia për Canal Plus.

“Teksa flas, unë jam një lojtar i Interit, dhe dua të qëndroj këtu”, përcjell Telegrafi.

“Marseille? Krejtësisht të rreme, unë kurrë nuk kam qenë i kontaktuar nga OM, nuk e di se ku dhe nga ka ardhur”.

“Siç ju thashë, tani unë nuk jam i interesuar për Ligue 1”, përfundoi mesfushori francez, i cili ka rilindur te Interi me ardhjen e Stefano Piolit. /Telegrafi/

Exit mobile version