Telegrafi

Kondogbia do të dënohet shkaku i mungesës në stërvitje

Geoffrey Kondogbia do të përballet me masa disiplinore për shkak të mungesës së sotme në trening.

Mesfushori francez po kërkohet nga Valencia, që po ashtu janë vënë edhe pas Jeison Murillos, por klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Kondogbia sot nuk ka stërvitur nën udhërat e Luciano Spallettit.

Sipas Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport, ai nuk do të ftohet për ndeshjen miqësore me Leccen dhe do të ketë dënim për të.

Dënimi mund të jetë ky i lënies jashtë skuadrës për nj ndeshje. /Telegrafi/