Telegrafi

Kondogbia stërvit i vetmuar te Interi

Geoffrey Kondogbia është shfaqur në stërvitje të Interit, por ka stërvitur i ndarë nga bashklojtarët e tij.

Francezi ka nervozuar klubin e tij kur ka refuzuar që të shfaqet në stërvitje të premtën e kaluar për të detyruar një transferim te Valencia.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Te Interi u frikësuan se ai mund të dërgojë një certifikatë mjekësore për t’u larguar komplet nga stërvitja, por Kondogbia u shfaq në ambientet e klubit.

Sipas Premium Sport, ai është takuar me drejtorin sportiv, Piero Ausilio para fillimit të sesionit dhe se ish-mesfushori i Monacos është dënuar me rreth 200 mijë euro.

Kondogbia është duke stërvitur i ndarë nga bashklojtarët si dënim për zhvillimet transferuese. /Telegrafi/